6 mijë lekë shpërblim për pensionistët për vitin e ri

Pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, ato që kanë persona me aftësi të kufizuara si dhe familjet e dëmtuara nga përmbytjet në vite do të përfitojnë në këto prag festash të fundvitit nga Paketa e Solidaritetit. Masa e shpërblimeve për secilën kategori u njoftua nga kryeministri Rama gjatë një deklarate për mediat.

Në prag të festave të fundvitit, Qeveria miratoi paketën e solidaritetit, që synon t’u vijë në ndihmë atyre që janë më në vështirësi. Edi Rama doli personalisht përpara kamerave për të prezantuar kategoritë që përfitojnë, duke nisur nga pensionistët.
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë përfitojnë edhe personat me aftësi të kufizuar si dhe familjet me ndihmë ekonomike.
Pjesë e kësaj paketa është dëmshpërblimi i plotë i të gjithë atyre që janë prekur nga përmbytjet e ndryshme ndër vite, deri ato më të fundit.
Në fund, fermerët e prekur nga epidemia e dermatozës nodulare, të cilët do të kompensohen për çdo lopë të humbur.
Kryeministri njoftoi se së shpejti Qeveria do të bëjë një tjetër lehtësim për ata që kanë detyrimeve të prapambetura ndaj OSHEE-së, por që janë treguar të rregullt në pagesa gjatë vitit të fundit. Rama njoftoi para fundvitit do të bëjë publik edhe programin e investimeve për vitin e ardhshëm, që sipas tij do të t’i japë një hov zhvillimit ekonomik të vendit.

Aktualitet

Archives