Kapen 135 kg kanabis në një furgon që kishte hyrë nga Shqipëria

Policia greke ka sekuestruar sot 135,6 kg kanabis në aksin rrugor Kakavijë-Janinë. Droga e paketuar ne 121 pako ishte fshehur ne një furgon te ngarkuar me gure qe kishte hyre nga Shqiperia. Furgoni kishte ndaluar 3 km larg doganës së Kakavijës, ne brendesi te tokes greke. Ne pranga ra shoferi shqiptar 36-vjeçar. Policia greke ka bere te ditur se ditet e fundit jane gjetur dhe sekuestruar me shume se 200 kg droge te fshehura ne zona te ndryshme fare afer kufirit me Shqiperine.

Aktualitet

Archives