1 muaj pas tërmetit që goditi Shqipërinë/ 34 940 objekte të inspektuara, 4127 familje përfituese të bonusit të qirasë

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile që drejtohet nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi bëri të ditur se deri më sot janë inspektuar 34 940 objekte të dëmtuara nga tërmeti dhe kanë përfituar bonusin e qirasë 4127 familje.

Po ashtu, 3777 persona në Durrës, Laç dhe 7 familje në bashkinë Vorë janë akomoduar në hotele.

Gjithashtu qytetarët e prekur nga tërmeti janë vendosur në çadra dimërore si dhe në 15 njësi banimi të lëvizshme në Manzë.

Ndërkohë, vijon puna në inspektimet e dëmeve në terren. Deri më tani grupi i inxhinierëve i përbërë me ekspertë vendas dhe të huaj kanë inspektuar dhe vlerësuar 34,940 objekte nga të cilat 2950 objekte janë vlerësuar më dëmtime të rënda dhe të pabanueshme.

Inspektoriati i Mbrojtjes së territorit dhe forcat xhenio raportojnë se deri më sot janë shembur 68 objekte, 51 në qarkun Durrës, 10 në qarkun Tiranë, dhe 7 në qarkun Lezhë, të përcaktuara si me rrezikshmëri shumë të lartë.

Përsa i takon politikave sociale, bashkitë respektive kanë miratuar në mbledhjet urgjente bonusin e qirasë që u jep mundësi familjeve që të jetojnë në shtëpi ndërkohë që detyrimet mujore paguhen nga shteti”.

Një muaj pas tërmetit, Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile raporton për 4127 familje përfituese të bonusit të qirasë.

Në Qarkun Lezhë në total kanë përfituar 563 familje, prej të cilave 403 në bashkinë Kurbin dhe 160 në bashkinë Lezhë.

Në Qarkun e Durrësit në total janë 1310 familje përfituese, ndërsa në qarkun Tiranë në total kanë përfituar 2254 familje, prej të cilave 1794 në bashkinë Tiranë dhe 460 në bashkinë Vorë. Ata

Aktualitet

Archives