Luis Enrike merr drejtimin e Spanjës

Spanja ka lënë pas dështimin në Kupën e Botës dhe sot nis një epokë të re, sepse sapo ka emëruar trajnerin e ri, që është Luis Enrike.

48-vjeçari diskutonte prej ditësh me federatën spanjolle dhe tashmë është mbyllur edhe akordi financiar. Për momentin Luis Enrike firmos kontratë 2-vjeçare, ndërsa pas Euro 2020 do të bëhet bilanci, për të vlerësuar nëse do ketë rinovim dhe rritja page.

Ish-mesfushori i Spanjës (62 ndeshje e 12 gola) , si dhe Realit e Barcelonës, ka drejtuar Barcelonën B, Romën, Selta Vigon dhe Barcelonën në dekadën e fundit. Natyrisht, periudha 2014-2017 te Barça ishte kulmi i tij, me dy tituj kampionë, tre kupa, një superkupë, një Champions League, një Superkupë Europe dhe një Botëror klubesh, me vitin 2015 epiqendër të suksesit, aq sa edhe në aspektin individual fitoi çmime pa fund.

KARRIERA E LUIS ENRIKES SI TRAJNER

Barça B (124): 59 fitore, 40 barazime, 25 humbje.

Roma (42): 17 fitore, 9 barazime, 16 humbje.

Celta (40): 15 fitore, 7 barazime, 18 humbje.

Barça (181): 138 fitore, 22 barazime, 21 humbje.

“Ishte një vendim unanim”, deklaroi presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, por në garë për stolin e La Roja-s ishin edhe Miçel, Kike Sançez Flores, apo edhe Roberto Martinez.

Aktualitet

Archives