Zvicër – Parmelin: Kemi bërë gabime në menaxhimin e koronavirusit

Presidenti i ri i konfederatës zvicerane, Guy Parmelin pranoi gabimet në menaxhimin e pandemisë, në një intervistë për të përditshmen, “SonntagsBlick”.

“Mes korrikut dhe shtatorit ne e kemi nënvlerësuar situatën”, deklaroi ai për të përditshmen.

“Ne menduam se mund ta kontrollonim virusin”, theksoi Parmelin duke pranuar se autoritetet ishin shumë larg kësaj.

Parmelin mori funksionet e tij më 1 janar, por si këshilltar Federal i ngarkuar me ekonominë, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e krizës shëndetësore që prej një viti. Ai e ruan këtë portofol gjatë presidencës së tij një vjeçare.

Zvicra përjetoi një valë të parë relativisht të moderuar në krahasim me forcën e pandemisë që goditi fqinjët europianë, por që nga vjeshta vendi ka përjetuar një valë të dytë shumë më të fortë.

Që prej disa javësh, vendi alpin prej 8,6 milionë banorë ka regjistruar më shumë se 4 000 infektime ditore me COVID-19 dhe 100 viktima çdo ditë.

Vaksinimet kanë filluar në disa kantone, por me një ritëm të ngadaltë.

Parmelin, anëtar i partisë së djathtë populiste UDC, nënvizoi se koordinimi me kantonet, që mbajnë përgjegjësinë kryesoore për menaxhimin e krizës shëndetësore vazhdon të mos jetë i lehtë. ata

Aktualitet

Archives