Zjarr në spitalin Covid-19 në Tetovë/Raportohet për viktima e të plagosur

Në spitalin e dedikuar për trajtimin e personave me kovid në Tetovë ka ndodhur mbrëmjen e sotme një shpërthim.

Mediet raportojnë se zjarri u shkaktua rreth orës 21:00 nga shpërthimi i bombolave të oksigjenit, ndërsa raportohet edhe për viktima.

Sipas medieve, brenda ndërtesës ka pasur rreth 30 pacientë e familjarë. Zjarri është shuar tërësisht ndërkohë që pritet të nisë një hetim.

Në vendin e ngjarjes ndodhet ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvëndësministri Ilir Hasani, por edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Për mediet, Arifi se dhimbja është shumë e madhe për atë që ndodhi në Tetovë.

Dhimbja është shumë e madhe, cila do të jetë arsyeja e shpërthimit, dhimbja është e madhe nga kjo që ndodhi sonte”, ka theksuar Arifi. ata

Aktualitet

Archives