Zhvillohet Maratona e Tiranës, 2500 vrapues nga 40 vende të botës

– U zhvillua sot për të dytin vit radhazi Maratona e Tiranës.

Ky event u organizua nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës.

 

Ishin 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës që morën pjesë në maratonë. Pjesëmarrësit ishin nga Azia e largët, Afrika, Amerika Latine, SHBA e Europa.

Nisja e maratonës u bë nga sheshi “Nënë Tereza” dhe përshkrojë disa rrugë të Tiranës.

Pjesë e kësaj maratona është është bërë edhe kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, i cili gjatë fjalës së tij para se të niste vrapimi, e konsideroi Maratonën një ngjarje fantastike për kryeqytetin.

AI deklaroi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ku shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri.

“Ka qenë një përgatitje fantastike. Shpresoj të dalë më mirë se vjet megjithatë dua që gjithashtu t’i japim një duartrokitje atyre që s’janë këtu, por janë 660 vullnetarë, janë 400 policë, janë plot zjarrfikës, shërbimet emergjente, plot pastrues dhe mirëmbajtës që kanë bërë një punë fantastike”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë  u shpreh se “ata që duan të thyejnë rekord, ju uroj shumë sukses, për ata të tjerët që mund të lodhen rrugës, të marrin pak pushim, të marrin pak ujë, të kërkojnë ndihmë nga shërbimet e emergjencës në qoftëse kanë nevojë, ne të sigurohemi që sot të kënaqemi dhe të keni një ditë fantastike në Tiranë”.

Veliaj bëri të ditur se në përfundim të kësaj gare, të gjithë vrapuesit, por edhe qytetarët e ndryshëm do të kenë mundësi të ndjekin një sërë aktivitetesh të organizuara nga Bashkia e Tiranës, duke e kthyer këtë ditë në një festë për të gjithë.

“Uroj shumë që ta shijoni maratonën, për ata që janë vizitorë, o nga trevat shqiptare, o nga jashtë, ta shijoni shumë Tiranën. Ne do të kemi aktivitete sot gjatë gjithë ditës, mbasi të mbarojmë garat do të ketë disa festa të ndryshme në qytet. Ju lutem takoni dikë tani që nuk e keni takuar ndonjëherë, gjeni dikë që nuk e njihni, jepini dorën, dhe i thoni, “Mirë se ke ardhur në Tiranë”, dhe t’i japim një mikpritje fantastike shqiptare të gjithë atyre që duan që sërish të kthehen dhe të vizitojë qytetin tonë”, u shpreh ai.

Në këtë maratonë ishin 3 kategori: 21 km; 10 km dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe.

Aktualitet

Archives