Zguri, letër ministrave: Zgjedhjet në rrezik

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri i ka rënë sot këmbanës së alarmit se zgjedhjet në Shqipëri janë në rrezik sepse s’ka komisionerë që të merren me to. Komisionerët nuk guxojnë të ikin nga vendet e tyre të punës për t’u trajnuar sepse kanë frikë se i shkarkojnë për përfshirje në fushatë, sipas marrëveshjes Rama-Basha.

Klement Zguri, kryetari i KQZ-së, zgjedhur pikërisht prej kësaj marrëveshjeje, është detyruar t’u dërgojë letër Kryeministrisë dhe të gjithë drejtuesve të shtetit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe prefekteve të qarqeve të mos bëhen pengesë duke mos u dhënë leje, nëpunësve që do të shërbejnë si komisionerë në 25 qershor.

Në letrën e Zgurit thuhet:

“KQZ –ja ngre shqetësimin për pengesat që po i shkaktohen komisionerëve zgjedhorë, që janë në marrëdhënie pune. Pranë KQZ janë depozituar shqetësime lidhur me vonesat në dhënien e lejeve për nëpunësit e emëruar komisionerë zgjedhorë me vendim të KQZ-së.

Komisionierët që nuk kanë marrë leje nuk po paraqiten në detyrë.

Nga kjo situatë problematike e krijuar vetëm për 720 komisionerët e KZAZ-ëve vijon edhe për 37 mijë komisionerët e KQV-së dhe GNV-së rrezikohet organizimi dhe administrimi i procesit zgjedhor të datës 25 zgjedhor.

KQZ-ja kërkon përgjegjëshmëri nga drejtuesit e administratës në nivel lokal dhe qendror të reagojnë menjëhërë dhe të mos krijojnë pengesa burokratike”

Aktualitet

Archives