Zgjedhjet në Dibër. Nxehen gjakrat mes PS-PD, dhunë dhe akuza për shitblerje votash

Shtabi Elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharem Rama denoncoi mbreme nje incident electoral te ndodhur në fshatin Pilafe. Sipas PS, militantë të Partisë Demokratike kanë dhunuar barbarisht administratorin e Tominit, 56 vjeçarin Nuri Meda në një kohë kur ai ishte në kryerje të detyrës së tij. Meda ndodhet aktualisht në Spitalin e Dibrës në gjendje të rëndë.

Ne njoftimin e shtabit elektoral te PS ne Diber thuhet se dhunimi është kryer në kohën kur disa eksponentë të Partisë Demokratike me në krye Dritan Selishtën dhe grupin e kordinuar nga Agron Kuliçi ishin në veprim duke shpërndarë para për të blerë vota. Të kapur në flagrancë ata kanë goditur barbarisht administratorin e komunës Tomin-thuhet ne njoftimin e shperndare per media.
Nga Dibra kordinatori i PS Damian Gjiknuri i beri apel demokrateve te distancohen nga dhuna dhe qytetareve dibrane te ruajne qetesine.

Aktualitet

Archives