Zaev ndryshon kabinetin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar ndryshime në qeveri në më shumë se një të tretën e ministrave të kabinetit.

Njoftimi erdhi pas mbledhjes së Këshillit Qendror të partisë së tij Social-Demokrate, në të cilën u shkarkuan nga detyra të gjithë gjashtë nënkryetarët e partisë dhe organet tjera partiake.

Unë jam afër ndërrimit të një të tretës së ministrave, që nënkupton se do të kemi votim për gjithë Qeverinë. Do të ketë ndryshime edhe në pozicionet tjera në Qeveri. Gjithkund ku është regjistruar arrogancë dhe mungesë të rezultateve do të ketë ndryshime. Do të përcjellë punën e çdo zyrtari, do të kritikoj dhe kërkoj dorëheqjen e secilit që nuk punon”-tha Zaev.

Aktualitet

Archives