Vizita e Europarlamentares Doris Pack në Bashkinë Shkodër

Unë jam këtu sepse më pëlqen Shkodra dhe e mbaj mend shumë mirë herën e fundit kur kam qenë këtu, e pata shansin të hap Muzeun kushtuar kohës së Enver Hoxhës. Pra, kam qenë këtu dhe kam patur përshtypje shumë të mira për qytetin dhe jetesën. Por, kam përshtypjen që shumë gjëra kanë ndryshuar. Tashmë, ky qytet është qendra e disa aktiviteteve kriminale, të tipit mafioz.
Jam e shokuar. Nëse kanë ndodhur 6 vrasje dhe 2 pengmarrje, unë nuk mund ta imagjinoj se si kjo mund të ndodhë në një vend që pretendon të marrë ftesën për hapjen e negociatave drejtë Bashkimit Evropian. Kjo më bën të nevrikosem dhe nuk e kuptoj se si qeveria nuk është e gatshme tju ndihmojë juve. Dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shkodër, por edhe në Vlorë e gjithashtu në qytete të tjera të vendit, ka shumë vrasje të tipit mafioz.
Unë mendoj që për sa kohë qeveria nuk do të ketë vullnetin për të ndihmuar institucionet e qytetit për tu përballur me kriminelët dhe për ti nxjerrë ato përpara drejtësisë, e më pas për ti dërguar në burg, ky vend nuk e meriton të hyjë në Bashkimin Evropian.
Mua më pëlqen Shqipëria, me gjithë zemër dua që ky vend të jetë pjesë e BE. Më pëlqejnë njerëzit dhe qyteti, e unë nuk kuptoj se si ministrat që janë të përfshirë dhe afër me këto njerëz (kriminelët) nuk dëbohen nga postet e tyre.
Jam duke folur hapur, sepse mendoj se nëqoftëse nuk flet hapur mbi faktet, nuk do të kesh kurrë besimin e njerëzve. Unë i bëj me dije qeverisë, që të kuptojë se një qeveri e cila nuk kujdeset për sigurinë e qytetarëve të saj, nuk e meriton të jetë në pushtet. Prandaj, unë i kërkoj të bëjë dicka.
Ndoshta dikush që nuk është i përfshirë në politikë, që edhe mund të jetë tërhequr nga jeta politike, por që është akoma i interesuar për mirëqënien e qytetarëve, dhe jo të politikanëve, do të ndihmojë për të hapur sytë e disa “politikanëve”.
Mendoj që jo të gjithë politikanët janë të përfshirë, disa nga ato kanë ndjeshmëri për pasigurinë e qytetarëve, ndaj duhet ti ndihmojnë ato. Këto qytetarë kanë fëmijë, dhe nuk ka dyshim që ato që largohen nga Shqipëria e bëjnë sepse nuk ka siguri, nuk ka punë dhe nuk janë të sigurtë që mund të jetojnë këtu. Shqipëria është vendlindja e tyre. Shqiptarët po largohen jo sepse e urrejnë vendin e tyre, por nuk kanë zgjedhje tjetër, nuk kanë mundësi punësimi. Mund të punojnë vetëm me Cannabis, por kjo nuk është ajo që unë uroj.
Më kuptoni, unë jam këtu pasi jam e tronditur nga kjo situatë. Ndaj, dua ti bëj thirrje të gjithë atyre që i duan këta qytetarë, ashti sic i dua edhe unë.

Aktualitet

Archives