Video skandali, arrestohet Shukri Xhelili, Këshilli i Ministrave shkarkoi nga detyra kreun e bashkisë së Peshkopisë

Është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Peshkopisë kreu i bashkisë Shukri Xhelili, pas publikimit të një videoskandali ku ai i kërkonte favore seksuale një 20 vjeçareje në këmbim të një vendi pune. Burimet bënë të ditur se Xhelili është shoqëruar në polici në orët e para të mëngjesit, ndërsa burime nga Prokuroria e Dibrës bënë të ditur se pritet të dalë urdhër ndalimi për Shukri Xhelilin. Po ashtu sot në mëngjes kryeministri Rama ka firmosur vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Shukri Xhelilit nga detyra e kryetarit të bashkisë së Peshkopisë. Në motivacionin zyrtar të vendimit të Këshillit të ministrave thuhet se ky shkarkim bëhet për shkak të shkeljeve të rënda.

Aktualitet

Archives