Vetingu, vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Lara

Nga verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut, KPK vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Lara.

Në seancën dëgjimore të pak ditëve më parë gjyqtari u paraqit pa avokat.

Ndërkohë lidhur me pasurinë, rezultoi se nuk kishte probleme dhe as në aftësitë profesionale dhe çështjet e denocnuara

Gjatë seancës relatorja tha se janë pesë denoncime të kryera prej publikut, duke veçuar atë të Orest Shytit dhe Laert Shytit, që sipas tyre janë akuzuar padrejtësisht si anëtarë të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”.

Denoncuesit kanë pretenduar se gjyqtari është korruptuar politikisht dhe se ka probleme me aftësitë profesionale. Por lidhur me këto pretendime gjyqtari deklaroi se nuk do të bënte asgjë ndryshe, edhe nëse do të kthehej mbas.

Aktualitet

Archives