Vetëvendosja: Gabim i madh nëse hiqet taksa ndaj Serbisë

Deputetja e Vetëvendosjes në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka komentuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, për heqjen e taksës prej 100% që qeveria e tij ka vënë ndaj mallrave nga Serbia.

Haxhiu tha në emisionin “DPT te Fidani”, në televizionin T7, se taksa duhet të mbetet në fuqi, pavarësisht thirrjeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, por edhe nga partia në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës, që ajo të shfuqizohet.

“Haradinaj bën gabim të madh nëse pas këtyre presioneve tërhiqet nga vendimi”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo nuk beson se Haradinaj nuk do të gjunjëzohet përballë trysnisë, dhe se shefi i ekzekutivit “ka lëshuar pe tashmë disa herë”, duke theksuar çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.


Aktualitet

Archives