Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare mbreti i Tailandës Bhumibol Adulyadej.
Përgjatë 70 viteve të qëndrimit ë tij në fronin mbretëror, ai shihej si figurë stabilizimi në një vend të goditur nga trazirat politike dhe grusht-shtete të shumta.
Ai ka qenë në gjendje të dobët shëndetësore viteve të fundit dhe ka bërë pak paraqitje publike.
Vdekja e mbretit vjen në kohën kur Tajlanda është nën sundimin ushtarak, pas një grushtshteti më 2014.
Trupi i tij do të qëndrojë në “Grand Palace” të Bangkokut në një urnë të artë, mbuluar në mëndafsh, ar dhe diamantë, për një periudhë të njohur zyrtarisht si 999 ditë.