Vdes ish-presidenti i SHBA, George HW Bush, mik i shtrenjtë i shqiptarëve

Ish-presidenti amerikan, George HW Bush ka vdekur në moshën 94-vjeçare.  Lajmi u konfirmua nga djali i tij  George W Bush.

George Bush Sr, siç ishte i njohur, u nda nga jeta në orën lokale 22:10 të mbrëmjes së të premtes, 30 nentor, tha zëdhënësi i tij për një kohë të gjatë Jim McGrath.

Ndërsa nuk dihen ende detajet e funeralit. Ai ishte president midis viteve 1989 dhe 1993 pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president gjatë presidencës së Ronald Reagan.

Në prill, presidenti i 41-të i SHBA u shtrua në spital me një infeksion gjaku një javë pas vdekjes së gruas së tij, Barbara dhe u largua nga spitali vetëm dy javë më vonë

Në funeralin e ish-Zonjës së Parë ishin 1.500 vetë, përfshirë djalin e tyre Jeb.

Homazhe dhe nderime 

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i bënë homazhe George HW Bush.

Në një deklaratë, ata thanë: “Pak amerikanë kanë qenë, apo do të jenë ndonjëherë, në gjendje të arrijnë shërbimin rekord të Presidentit Bush ndaj Shteteve të Bashkuara.”

Bush hyri në politikë në vitin 1964, pasi nisi një biznes nafte në Texan dhe u bë milioner në moshën 40 vjeçare.

Ish-presidenti u martua me Barbara Pierce kur ajo ishte vetëm 18 vjeç. Martesa e tyre zgjati 73 vite dhe kanë gjashtë fëmijë së bashku.

Mik i shtrenjtë i shqiptarëve 

Mesazhe ngushëllimi u përcoll dhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të presidentit të 41 të SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i lirisë. Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve” shkruan Meta në një postim në Twitter.

Kreu i PD-se, Lulzim Basha shkruan: “Lajm i hidhur ndarja nga jeta e ish Presidentit të SHBA George HW Bush. Shqiptarët do ti jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë. Mendimet e lutjet e mija janë me familjen Bush dhe popullin amerikan. U prehtë në paqe! tv.oranews

Aktualitet

Archives