Vasili: Shifrat e pandemisë së koronavirusit flasin për efekt zero të masave

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot në një deklaratë për mediet në lidhje me situatën e shifrat e infektimit nga COVID- 19.

Në deklaratë, Vasili shprehet se për fat të keq shifrat e infektimit nga COVID- 19, pra një nga elementët kryesorë të pandemisë dhe për fat akoma më të keq shifrat e vdekjeve vazhdojnë akoma të mbeten shumë të larta.

“Të gjitha masat të ashtuquajtura masa të qeverisë, kanë rezultuar një fiasko, një dështim total. Ky dështim ka qenë i paralajmëruar”, tha Vasili.

“Asnjë prej masave nuk ka dhënë asnjë efekt. Zero efekte të gjitha masat e ndërmarra. Komiteti i Ekspertëve shërbeu vetëm si inkubator për të prodhuar kandidatë për deputetë rilindas dhe jo vendi ku profesionistët prodhojnë zgjidhje më të mira, i pëlqejnë apo nuk i pëlqejnë qeverisë këto zgjidhje”, tha ai.

Vasili shtoi se praktikisht SPAK-u, Prokuroria, të gjitha instrumentet e hetimit duhet të ishin sot në këmbë, për skandale të cilat, sipas tij, ulërasin, për një administrim mizerabël, që nga puna e qeverisë dhe çdo masë e marrë, administrimin e fondeve dhe çdo veprim i propozuar dhe ky i ashtuquajtur Komitet Ekspertësh.

apo celulë rilindase. Në fije duhet të kalojnë të gjitha këto akte, pasi mbi çdo akt të gabuar rëndojnë jetë njerëzish. Ky hetim do të ndodhë sot, ose nesër. Iluzioni që po shtyjmë ca javë e ca muaj mund të mbajë gjallë deri më 25 prill. Sigurisht të gjitha këto akte dhe veprime  do të shqyrtohen një për një, sepse përgjegjësia është shumë e rëndë. U ka dhembur zemra shqiptarëve që kanë humbur të afërmit e tyre, sepse duhet të bënte propagandë Edi Rama me ca sejmenë të tij të ashtuquajtur profesionistë”.

“Jo vetëm opozita shqiptare, por e gjithë bota profesionale shqiptare nën frymëzimin e opozitës, i ka të gjitha instrumentet për ta vënë në kontroll këtë pandemi, ashtu sikurse kanë bërë të gjitha vendet fqinje, në Ballkan edhe më gjerë”, u shpreh Vasili. Ata

Aktualitet

Archives