Ushtria shqiptare në ndihmë të qytetarëve në Kakavijë

Forcat e Armatosura po vijojnë të ndihmojnë qytetarët në Kakavijë që janë në pritje të kalojnë kufirin grek që prej ditës së premte.Gjithashtu autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave.Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, bën të ditur se, “autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave”.“Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren. Forcat e Armatosura në krye të detyrës”, bën të ditur Xhaçka.

ata

Aktualitet

Archives