Urdhri i Ramës: Ikin 8 drejtorët e parë

Shtatë drejtorë në Shkodër janë dorëhequr pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

Rama kërkoi gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra nga Bashkia e Shkodrës. Shkak sipas Ramës ishte performanca e tyre e dobët, sidomos në marrëdhëniet me qytetarët.

Drejtorët e dorëhequr deri më tani janë:

Kadri Ymeri, drejtori i DAR

Ardian Dajti, Drejtor i Spitalit Shkodër

Mustafa Kraja, drejtor i Bujqësisë

Luan Heta, drejtor i HEC në Vaun e Dejes

Agim Dardha, drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura

Astrit Beci, drejtor i Shëndetit Publik

Edmond Emini, drejtor i Postës Shkodër

Agim Shimajn, Hetimi Tatimor Shkodër

Shimaj kishte vetëm 2 muaj në krye të Hetimit Tatimor në qytetin e Shkodrës. Më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Inspektoratit të Punës.

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një nismë të padëgjuar ndonjëherë, për të shkarkuar nga të gjitha drejtoritë dhe postet drejtuese në Shkodër burrat dhe në vend të tyre do të emërohen vetëm gra.

Priten edhe dorëheqje të tjera, pasi janë plot 32 drejtori në Shkodër. Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Briseda Kadia paralajmëroi zëvendësimin e drejtorëve burra të shkarkuar me gra.

Aktualitet

Archives