Ulja e dënimit për Dajtin, Soreca: Vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaron se vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve, duhet vlerësuar urgjent.

Soreca thekson se ky vendim duhet vlerësuar nga KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Ai shton se Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda që ul dënimin e të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve kërkon një vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme. Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit”, deklaron ambasadori i BE-së. ata

Aktualitet

Archives