Twitter këshillon përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet

A Twitter logo is seen on a computer screen on November 20, 2017. (Photo by Jaap Arriens/NurPhoto via Getty Images)

SAN FRANCISCO (AA) – Rrjeti social Twitter ka këshilluar të gjithë 330 milionë përdoruesit e tij, që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre, nga shkaku i një gabimi kompjuterik i cili ka mundur të ekspozojë fjalëkalimet, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania tha se një virus kompjuterik ka ekspozuar fjalëkalimet e përdoruesve të Twitter-it në sistemin që përdor kompania, ndonëse një hetim i brendshëm nuk ka gjetur prova se kjo të jetë shfrytëzuar nga hakerët.

Megjithatë, Twitter këshillon që të gjithë përdoruesit, të ndryshojnë menjëherë fjalëkalimet e tyre, ndërkohë që thotë se nuk ka zbuluar saktësisht numrin e përdoruesve që janë prekur nga ky virus.

“Së fundmi zbuluam një virus i cili ruante të pamaskuara fjalëkalimet. E rregulluam problemin dhe aktualisht nuk kemi një tregues i cili flet për keqpërdorim të mundshëm. Si masë kujdesi, duhet marrë në konsideratë ndryshimin e fjalëkalimit”, thotë drejtori ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey.

Aktualitet

Archives