Turqia: zhvendosja spektakolare me 3 km e një Hamami të shek.13

Një Hamam i shekullit të 13-të në Hasankeyf të krahinës Batman në Turqi, i cili peshon 1.500 ton, u zhvendos në një vend të ri për t’u mbrojtur nga përmbytjet pas formimit të një dige .

Guvernatori i Batmanit, Ahmet Deniz tha se gjashtë monumente të tjera do të zhvendosen.

“Hasankeyf do të mbrojë identitetin e tij historik”, shtoi Deniz.

Zhvendosja e Hamamit u bë mbi një agregat me rrota, një risi në teknologjinë e transportit. /tesheshi.com/  

Aktualitet

Archives