Turqi, mbi 30 mijë policë të pushuar nga puna për lidhje me FETO-n

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, të mërkurën deklaroi se më shumë se 30,000 policë u pushuan nga shërbimi si pjesë e hetimeve kundër Organizatës terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në ceremoninë e diplomimit të zëvendës shefave të policisë në kryeqytetin Ankara, Şentop tha se një e treta e këtyre shkarkimeve ishin oficerë të rangut të lartë.

“Në mënyrë të ngjashme, 1.866 u pezulluan si pjesë e hetimeve përkatëse”, shtoi ai. Ai tha se 10,311 efektivë u rikthyen pasi nuk u gjetën prova që mbështesin akuzat.

Zyrtari rikujtoi përpjekjet që grupi terrorist FETO kishte bërë për t’u infiltruar në Akademinë e Policisë duke filluar nga vitet ’80.

Duke përkujtuar dëshmorët e përpjekjes së grusht shtetit 2016, Şentop tha: “Le të pushojnë në paqe”. 

Şentop përsëriti rolin kritik që Akademia e Policisë luan në ruajtjen e sigurisë dhe paqes jo vetëm në rang kombëtar, por edhe atë ndërkombëtarë duke trajnuar forca nga 76 vende të ndryshme.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me seli në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe afro 2.200 të tjerë u plagosën.

Turqia akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Aktualitet

Archives