Turqi, lëshohet urdhër arresti për 88 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Prokurorët turq lëshuan urdhër-arreste për 88 të dyshuar të premten nën dyshimet për lidhje me Organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, thanë burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Zyrës së Kryeprokurorit Publik në Izmir, në mesin e të dyshuarve me urdhër arrestimi ishin 40 ushtarakë në detyrë, si dhe 21 ish-ushtarakë, në pension, të tillë që dhanë dorëheqje, apo që u dëbuan nga detyra.

Të dyshuarit kërkohen si pjesë e hetimit ndaj rrjetit klandestin të FETO-s brenda Forcave të Armatosura Turke (TSK).

Urdhrat e arrestimit u lëshuan pasi të dyshuarit u zbuluan se kishin komunikuar me anëtarët e grupit terrorist përmes telefonit me pagesë.

Deri më tani, policia arrestoi 52 të dyshuar në operacionin e njëkohshëm në 33 provinca.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me seli në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe afro 2.200 të tjerë u plagosën.

FETO ka qëndruar pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Aktualitet

Archives