Turqi, lëshohet urdhër arresti për 1.112 pjesëtarë të FETO-s

Në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO, Prokuroria në Ankara lëshoi ​​urdhër arresti për të paktën 1.112 persona në 76 qytete të Turqisë, kundër atyre që dyshohen të jenë të përfshirë në mashtrimin e provimeve për avancim në polici, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria shtetërore në Ankara ka lëshuar urdhër arresti kundër pjesëtarëve të FETO-s lidhur me mashtrimet në provimet pranuese në Drejtorinë e policisë në vitin 2010, më saktësisht lidhur me aktivitetet kundërligjore në bazë të të cilave një numër oficerësh policorë u avancuan në detyrë.

Rasti ka të bëjë me anëtarët e FETO-s të cilët përmes infiltrimit të ithtarëve të tyre në institucionet arsimore para provimit kanë marrë pyetjet të cilat ua kanë shpërndarë anëtarëve të FETO-s në 75 qytete turke, duke ju mundësuar avancimin në komesarë. Në 76 qytete të Turqisë kanë nisur operacione të njëkohësishme për arrestimin e 1.112 të dyshuarve.

Organizata terroriste FETO, e udhëhequr nga Fethullah Gülen, me bazë në SHBA, ekstradimin e të cilit zyrtarisht e ka kërkuar Turqia, është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grusht shtetit të dështuar në Turqi, në mbrëmjen e 15 korrikut.

Anëtarët e kësaj organizate terroriste për vite janë avancuar në detyrë dhe kështu kanë depërtuar deri në institucinet shtetërore. Më pas, në dhjetor të vitit 2013, anëtarët e FETO-s në gjyqësorin e Turqisë u përpoqën të ndjekin penalisht një numër të zyrtarëve të lartë përmes një procesi të montuar për korrupsion.

Disa vjet më vonë, pasoi përpjekja e përgjakshme e terroristëve të FETO-s, kur më 15 korrik oficerët e ushtrisë turke besnike ndaj kësaj organizate terroriste nisën grusht shtetin.

Hetimet kundër organizatës terroriste FETO kanë treguar se ky është një rrjet global i cili nuk përbën kërcënim vetëm për Turqinë, por për çdo vend tjetër në të cilin janë aktiv, gjë për të cilën në shumë raste kanë paralajmëruar zyrtarët turq.

Gjatë tentativës së dështuar të grusht shtetit në Turqi u martirizuan 251 njerëz dhe më shumë se 2.200 të tjerë u plagosën.

Aktualitet

Archives