Buxheti i parë i Presidentit amerikan Donald Trump do të jetë për sigurinë publike dhe do të përqendrohet për “të mbajtur larg terroristët”.
Është kjo deklarata e bërë nga Presidenti amerikan ditën e hënë, duke nënvizuar se SHBA do e fitojë luftën kundër krimit të dhunshëm.
Ndër të tjera Trump do të kërkojë shtim të shpenzimeve për Pentagonin prej 54 miliardë dollarësh, duke forcuar sektorin e mbrojtjes.
Pikërisht Pentagoni ka dërguar në Shtëpinë e bardhë një plan anti- ISIS.