Trump shtron iftarin e parë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka shtruar iftarin e parë në Shtëpinë e Bardhë ku morën pjesë përfaqësues të misioneve të huaja në Washington nga disa vende me shumicë muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump i cili ka filluar detyrën e tij para një viti e gjysmë ka shtruar për herë të parë iftar në Shtëpinë e Bardhë.

Trump doli nga tradita e Shtëpisë së Bardhë për shkak se nuk organizoi iftar vitin e kaluar. Këtë vit me një ftesë me pjesëmarrje të ngushtë ai ka pritur kryesisht përfaqësues të misioneve të jashtme në Washington.

Lista e pjesëmarrësve nuk është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë, por sipas njoftimeve të bëra nga gazetarët e Shtëpisë së Bardhë mësohet se në këtë program kanë marrë pjesë përfaqësues diplomatikë të Arabisë Saudite, Jordanisë, Egjiptit, Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Tunizisë, Irakut, Katarit, Bahreinit, Marokut, Algjerisë dhe Libisë.

Në një fjalim të shkurtër para hapjes së iftarit, Trump u ka uruar muajin e Ramazanit të gjithë botës muslimane duke thënë se ka kënaqësinë që pret në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues nga vendet me shumicë të popullsisë muslimane.

Pasi ka rikujtuar se vizitën e tij të parë jashtë vendit e ka zhvilluar në Lindjen e Mesme dhe në Arabinë Saudite, Trump tha se “Ne mund të arrijmë një të ardhme ku do të ketë siguri dhe prosperitet për të gjithë ne, vetëm duke punuar së bashku”.

Aktualitet

Archives