Trump njofton shkarkimin e avokatit të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn

Donald Trump njoftoi të mërkurën largimin e afërt të avokatit të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn, pikërisht në momentin kur hetimi i prokurorit special, Robert Mueller, po bëhet gjithnjë e më shumë kërcënues për rrethin e ngushtë të presidentit të SHBA-së.

“Avokati i Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn, do të lërë postin në vjeshtë, menjëherë pas konfirmimit të gjyqtarit Brett Kavanaugh në Gjykatën Supreme”, njoftoi Trump në një postim në “Twitter”.

“Kam punuar për një kohë të gjatë me Don dhe e vlerësoj vërtetë punën e tij”, shtoi ai pa dhënë më shumë sqarime në lidhje me arsyet e largimit.

Aktualitet

Archives