Trump dhe bashkëshortja Melania pozitivë me Covid-19

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja, Melania rezultuan pozitiv me Covid-19 dhe do të futen në karantinë, shkroi në Twitter sot në mëngjes shefi i Zyrës Ovale.

“Sonte, @FLOTUS (First Lady OThe United States – Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara – shën. i përkth.) dhe unë dolëm pozitivë me COVID-19. Ne do të fillojmë menjëherë karantinën dhe procesin e shërimit. Ne do ta kalojmë këtë SË BASHKU!”, shkruan Trump.

Trump kishte thënë disa orë më parë se ai do të fillonte karantinën, pasi këshilltarja e tij e lartë Hope Hicks u konfirmua se kishte marrë sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Trump nuk tha se për sa kohë do të rrinte në karantinë.

Ata

Aktualitet

Archives