Tifozët e Atalantës ulin në stol Berishën!

Situatë delikate për Etrit Berishën… Portieri i Atalantës dhe kombëtares së Shqipërisë, që po kërkohet me ngulm nga Lilë në Francë (francezët ofrojnë 5 mln euro, Atalanta do 7 mln euro) rrezikon stolin në sfidën e kthimit në turin e dytë të Europa League, ndaj Sarajevos në Bosnje.

Në një sondazh të bërë te portali atalantacalcio.it, thuajse 80% kanë vendosur që Golini të jetë portieri titullar, teksa 20% kanë zgjedhur Berishën.

Kjo ka ardhur edhe nga golat e pësuar nga “Titi”, edhe pse ai nuk gaboi në asnjë moment, por ishte mbrojtja e dobët ajo që bëri katastrofën ndaj Sarajevos në ndeshjen e zhvilluar në Itali.

Aktualitet

Archives