Thyerja e stolave në “Air Albania”.Rama:Katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan

Kryeministri Edi Rama reagoi pas thyerjes së stolave në stadiumin “Air Albania” në përfundim të ndeshjes së djeshme, Kukësi-Tirana.

“Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT”, -thotë Rama.

Tifozët e të dyja ekipeve kanë thyer një numër të madh stolash, duke bërë që FSHF-ja tashmë të dalë edhe më një njoftim zyrtar. ATA

Aktualitet

Archives