Thaçi- Serbisë: Kurrë nuk do të harrojmë gjenocidin dhe masakrat që bëtë në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi në festimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së vendit nuk e ka lënë pa ia përmendur Serbisë gjenocidin, spastrimin etnik si dhe shumë masakrat që kanë kryer në Kosovë.

“Këtë vit, do të marrim edhe një vendim tjetër strategjik për të ardhmen e vendit tonë, duhet të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë. Një gjë duhet kuptuar se kurrë nuk do të harrojmë spastrimin etnik, 13 mijë e 500 të vrarë, masakrat e shumta që për fat të keq ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar, por herët e vonë drejtësia do të vihet dhe gjenocidi do të ndëshkohet”, ka thënë ai gjatë seancës solemne të parakalimit të Ushtrisë.

Zonja dhe zotërinjë me këtë datë përkujtojmë të gjithë ata që kanë sakrifikuar që kishin dhënë për këtë liri dhe për këtë shtet. Kujtojmë sakrificën sublime të familjes Jashari, përpjekjet e presidentit Rugova, kujtojmë çdo dëshmor, çdo aktivist, çdo punëtorë, çdo mësues, për të ndërtuar shtetin tonë. E ardhmja e sigurt mund të jetë vetmë nëse jemi të bashkuar.

Aktualitet

Archives