Thaçi deklarohet optimist për vizat pas bisedës telefonike me Johanes Hahn

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komisionerin evropian për fqinjësinë dhe zgjerimin, Johannes Hahn, me të cilin ka diskutuar për procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kam pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me komisionarin Johannes Hahn për çështje të rëndësishme në marrëdhëniet BE-Kosovë, duke përfshirë hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. E informova Komisionerin për gatishmërinë dhe shpresat tona për këtë moment të rëndësishëm”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Aktualitet

Archives