Takimi Erdogan-Rama, diskutohen projektet e përbashkëta

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, ku ndodhet për të marrë pjesë nesër në Kongresin Botëror të Naftës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kryeministri Rama thekson se takimi me Presidentin Erdogan ka zgjatur 90 minuta dhe është diskutuar mbi projektet e përbashkëta për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines.

“Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës. Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines”, shkruan Kryeministri Rama në ”Facebook” teksa ka postuar edhe një video me pamje nga takimi me Presidentin Erdogan.

 

Aktualitet

Archives