Takim Rama-Cipras-Zaev në Prespë?

Ballkani është një rajon “i trazuar” dhe çështjet e pazgjidhura mes vendeve janë të shumta.

Maqedonia ka ende të hapur çështjen e emrit me Greqinë.

Edhe Shqipëria ka një sërë çështjesh të hapura me Greqinë për të cilat prej kohësh kanë nisur negociatat.

Por teksa bisedimet mes vendeve vijojnë, pritet një takim mes tre kryeministrave.

Lajmi bëhet me dije nga agjencia ballkanike e lajmeve IBNA. Sipas këtyre raportimeve, takimi trepalësh mes Edi Ramës, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras pritet të mbahet në Prespë, pranë kufirit mes tre vendeve.

Sipas agjencisë IBNA, prezenca e kryeministrit shqiptar Rama shihet si garanci që shqiptarët të mos kenë pretendime për emrin e Maqedonisë, për të shmangur ndonjë krizë nacionaliteti në vendin ku shqiptarët janë faktor shtet-formues.

Por pyetja që ngrihet pas këtij raportimi nga kjo agjenci është se pse aty nuk mund të jenë udhëheqës nga shqiptarët e Maqedonisë?

 

Aktualitet

Archives