Stuhia e fortë ndërpreu ndeshjen Shqipëri-Maqedoni

Stuhia në Shkodër ishte kaq e fuqishme saqë nuk lejoi që të përfundonte ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në stadiumin “Loro Boriçi”. E ndërprerë në minutën e 75-të, pas erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, ajo nuk mundi të rifillonte sepse kushtet atmosferike nuk u përmirësuarn, përkundrazi u bënë më të këqija.

Treshja turke e gjyqtarëve, e udhëhequr nga kryesori Goçek, priti sipas kohës së përcaktuar në rregullore, dhe përfundimisht I dha fund ndeshjes eleminatore të kampionatit botëror. Minutat e mbetura do të luhen në një datë tjetër që do të përcaktohet nga FIFA.
Rezultati ishte 1-1, pas golave të shënuar nga Armando Sadiku në minutën e 9-të për Shqipërinë, dhe Alioski në fillimin e pjesës së dytë për miqtë nga Maqedonia.

Aktualitet

Archives