Statistika tronditëse, 60 mijë emigrantë kanë vdekur

Raporti nga Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) tregon se të paktën 60 mijë emigrantë ose kanë vdekur ose janë të zhdukur në det apo në rrugë tokësore, gjatë dy dekadave të fundit.

Organizata e konsideron numrin e vërtetë akoma më të lartë, pasi shumë trupa nuk janë gjetur ose nuk janë identifikuar. Në këtë raport thuhet se shumica e vdekjeve gjatë dy viteve të fundit kanë ndodhur në rajonin e Mesdheut. IOM vlerëson se 5.400 emigrantë janë regjistruar si të vdekur ose si të zhdukur vetëm në vitin 2015.

Këtë vit, organizata ka dokumentuar më shumë se 3.400 emigrantë të vdekur në të gjithë botën. Drejtori i “Global Data Migration Analysis”, Frank Laczko ka thënë : “Më shumë se 80% e vdekjeve kanë qenë emigrantë të cilët janë përpjekur të arrijnë në Evropë përmes detit”.

Ai ka shtuar se një në 23 persona kanë vdekur ose janë zhdukur në mesin e emigrantëve këtë vit, e cila është një statistikë tronditëse. Megjithatë, Frank Laczko ka theksuar për “VOA” se kalimi më i rrezikshëm për jetën është nga Libia për në Itali.

Aktualitet

Archives