Stambolli mirëpret maratonën e “Dëshmorëve të 15 Korrikut”

Mbahet Maratona e 38-të e Stambollit “Vadafone” nën moton “Vrapojmë për Dëshmorët e 15 Korrikut” e cila u organizua nga Departamenti i Sportit në Kryebashkinëe Stambollit.

Mbahet Maratona e 38-të e Stambollit “Vadafone” nën moton “Vrapojmë për Dëshmorët e 15 Korrikut” e cila u organizua nga Departamenti i Sportit në Kryebashkinëe Stambollit.

Maratona e cila është e gjatë 42 kilometra e 195 metra, rreth 250 metra pas Urës së “Dëshmorëve të 15 Korrikut” filloi në orën 09.00 sipas kohës lokale me lejen e ministrit turk të Sportit dhe Rinisë, Akif Çağatay Kılıç, ministres për Politikat Sociale dhe Familjen, Betul Sayan Kaya, prefektit të Stambollit Vasip Shahin dhe të kryetarit të Kryebashkisë së Stambollit, Kadir Topas.

Për të nderuar kujtimin e dëshmorëve në pikën fillestare nuk është përdorur armë. Numri i pjesëmarrësve në maratonë është 10 mije persona, ndërsa në garën prej 15 kilometrash garojnë 12.500 persona, kurse në atë prej 10 kilometrash 15.500 persona.

Në kategorinë e meshkujve në Maratonën e 38-të të Stambollit “Vadafone” që u organizua nën moton “Vrapojmë për Dëshmorët e 15 Korrikut” , vendin e parë e ka fituar Evans Kiplagat nga Azerbajxhani.

Vendin e dyte e fitoi Shura Kitata Tola nga Eiopia, kurse në vendin e tretë u rendit Peter Kiptoo Kiplagat nga Kenia.

Në kategorinë e femrave vendin e parë e fitoi Agnes Borsosio nga Kenia. Vendin e dyte në maratonë në kategorinë e femrave e fitoi Sechale Adugna Dalasa nga Etiopia, ndërsa të tretin Rahma Tusa Chota nga i njëjti vend.

Në maratonë garuan edhe atletë elitar nga Turqia, Bjellorusia, Eritrea, Etiopia, Afrika Jugore, Rusia dhe Ukraina, ndërsa në kuadër të organizimit për sportistët të kualifikuar do të ndahen 887 mije dollarë për çmime dhe dhurata.

Aktualitet

Archives