Stamboll – Kurani 500-vjeçar i rikthehet Muzeut të Topkapisë

Një Kuran i shekullit XV, i shkruar nga kaligrafi Shukrullah Khalifah, u kthye në Muzeun e Pallatit Topkapi të Stambollit nga një koleksionist.

Kurani është shkruar në vitin 1494 në Stamboll dhe deri në vitin 1964 është mbajtur në Muzeun e Pallatit Topkapi. Libri u zhduk kur u transferua në Muzeun e Arkeologjisë në Bursa.

Ai u rizbulua kur kaligrafi, Ziya Aydın e bleu atë nga një bibliofil disa vite më parë.

“Pronarët e rinj të këtij dorëshkrimi të librit të shenjtë, vëllezërit Ali Sami dhe Ahmet Aydın, vendosën ta rikthenin atë në muze, pasi u kontaktuan nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş”,- tha për gazetarët Dretjori i Muzeut të Pallatit Topkapi, Mustafa Sabri Küçükaşçı.

“Nëse ky Kuran nuk do të ishte ruajtur në këtë mënyrë nga kaligrafi Ziya Aydın, ndoshta do të shfaqej në ndonjë bibliotekë të Evropës. Ne e falënderojmë shumë familjen Aydın”,- shtoi Küçükaşçı. (Anadolu Agency AA)

Aktualitet

Archives