Stadiumi “Loro Boriçi” ende i pa përfunduar

Mungesa e palestrave në stadiumin e ri “Loro Boriçi” pritet që të ngrejë në një protestë dhjetra trajnerë dhe sportistë. Tashmë sipas firmës që ka kryer punimet, stadiumi i ri “Loro Boriçi” quhet i përfunduar edhe pse ende nuk është bërë pista e tartanit për atletikën dhe disa prej palestrave për sporte të ndryshme. Në këtë mënyrë tashmë po bëhen dy vite dhe këto ekipe me traditë dhe rezultate të Vllaznisë nuk kanë një vend se ku të stërviten.

Aktualitet

Archives