Spanjë – Roja Bregdetare shpëton rreth 340 emigrantë në Mesdhe

Roja Bregdetare e Spanjës njoftoi të dielën se kishte shpëtuar më shumë se 340 imigrantë në Mesdhe.

Ky shërbim spanjoll bëri me dije se kishte shpëtuar 240 persona në 12 anije, 10 në ngushticën e Gjibraltarit dhe dy në detin Alboran, i cili ndan Spanjën nga Maroku.

Një zëdhënës shtoi se Garda Civile kishte shpëtuar më shumë se 100 emigrantë të tjerë në Mesdhe.

Sipas një numërimi të fundit nga Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (OIM), 16.902 emigrantë kanë mbërritur në Francë që prej fillimit të vitit dhe 294 kanë humbur jetën në përpjekje për të mbërritur në këtë vend, nga 1.400 të vdekur në Mesdhe gjatë këtij viti.

Muajin e kaluar, Spanja pranoi të strehonte 630 emigrantë të mbërritur në bordin e tre anijeve, mes të cilave dhe anija Aquarius e një OJQ-je franceze, refuzuar nga Italia dhe Malta.

Aktualitet

Archives