Soreca: Palët të ulen në dialog, moment i rëndësishëm për vendin

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, thotë se palët politike duhet të ulen dhe të diskutojnë për të zgjidhur problemet.

Duke folur ditën e sotme për mediat, në përfundim të një aktiviteti ku ishte i pranisëhm, ambasadori deklaroi se, është e rëndësishme që të gjitha palët do të duhen patjetër që të bashkëpunojnë.

Duke komentuar rezolutën e Bundestagut gjerman e cila rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë, ai e vlerësoi si pozitive dhe se njohu ecurinë e mjaftueshme që kishte bërë Shqipëria.

“Gjermania është një vend i rëndësishëm në BE për rolin që luan jo vetëm brenda BE, por edhe në arenën ndërkombëtare në politikën e jashtme. Kemi gjithë shtetet e tjera anëtare të BE që po vijojnë diskutimet e tyre në lidhje me vendimin që do të merret në tetor. Ajo që është kërkuar nga Bundestagu dhe në rast se miratohet edhe nga konferenca edhe nga këshilli i BE, ështeëqe në atë periudhë ndërmjet këtij vendimi dhe konferencës së parë të bëhen dy gjëra, pra dy kushte. Më lejoni të them se është çelja zyrtare e negociatave që do ndodhë në këtë konferencë ndërqeveritare, këtë dua ta theksoj, çelja zyrtare e negociatave do bëhet në këtë konferencë. Kemi edhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, që janë quajtur kushte të përgjithshme që duhen përmbushur përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave”, u shpreh Soreca.

Ambasadori shpjegoi se për këtë çështje duhet përkushtim dhe angazhim i qeverisë, parlamentit, presidentit, shoqërisë civile, medias se pasi të çelen negociatat dhe kur të merret ky vendim në tetor nga këshilli i BE të gjitha këto palë duhet të bëhen bashkë në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara.

“Sigurisht që unë dua shumë që të gjitha palët të ulen në dialog së bashku. Ajo që ka rëndësi, është fakti që ne e kemi mirëpritur vendimin e udhëheqësit të opozitës për tu bërë pjese e tryezës së OSBE për reformën zgjedhore, ky është një hap i i mirë, hap i parë, është e rëndësishme që të gjitha palët të kuptojnë që do duhet patjetër që të gjitha palët të bashkëpunojnë, se përgjegjësia është e përbashkët e të gjithëve. Duhet të ulen e të zgjidhen problemet, reforma zgjedhore është një prej tyre, kjo çështje ka të bëjë me të qenurit bashkë”, tha Soreca. /noa.al/

Aktualitet

Archives