Soreca në selinë e PD-së: Qëndrimi ndërkombëtar i qartë, jo dhunë në protestën e së enjtes

“BE pret që në protestën që opozita do të mbajë të enjten para parlamentit të mos ketë dhunë”, ka deklaruar ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca pas takimit që pati paraditen e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në selinë e PD-së.

Pas deklaratës së opozitës për djegien e mandateve dhe paralajmërimit për protestë para Kuvendit më 21 shkurt, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca vizitoi selinë e PD-së ku është takuar me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Shefi i BE-së në Shqipëri, Soreca në një prononcim për gazetarët pas takimit, tha se qëndrimi i ndërkombëtarëve është shprehur qartë, por se dita e nesërme është mjaft e rëndësishme sa i përket procesit demokratik.

Soreca, tha se BE pret që në protestën që opozita do të mbajë të enjten para parlamentit të mos ketë dhunë. ata

Aktualitet

Archives