Solidarizim në Tiranë me të moshuarën e dhunuar brutalisht në Pejë

Dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë dalë sot në sheshin “Skënderbej” për të mbështetur në mënyrë simbolike të moshuarën në Pejë, e cila u dhunua nga një infermiere e azilit ku qëndronte.

Qytetarët kanë lënë disa mesazhe të shkruara në pankarta për t’u solidarizuar me të moshuarën e dhunuar, por edhe për të shpërndarë mesazhe ndërgjegjësimi kundër dhunës.

“Të dua nënë”,  “Familja, pasuria jonë”, “Kërko falje, e nuk të falim dot” e “Stop Dhunës” ishin disa nga mesazhet e shkruara në shesh.

Ditën e djeshme u publikua një video në të cilën shfaqej infermierja Aurona Pelaj duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Pejë.

E moshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nura.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy punonjëse të shtëpisë për të moshuarit  “Orenda” janë arrestuar, përfshirë edhe kujdestaren, Aurona Pelaj.

Rasti tronditi thellë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, ku ishin të shumta mesazhet që dënonin dhunën dhe përcillnin dashuri për gjyshet dhe gjyshërit. ata

Aktualitet

Archives