Si përfundoi Anton Martini prokuror i thjeshtë në Shkodër

Përgjimi i një trafikanti droge që fliste për 150 mijë euro, të paguara për të hequr prokurorin e çështjes, ngriti dyshime për arsyet e largimit të prokurorit Anton Martini nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas publikimit të përgjimit, ku kreu i bandës së trafikimit të drogës, Jurgen Molla fliste për një pagesë prej 150 mijë eurosh për transferimin e Anton Martinit.

Prokuroria e Përgjithshme ka mohuar deklaratat e Jurgen Mollës, pavarësisht se transferimi i prokurorit është një fakt.

Organi i akuzës sqaron se prokurori Anton Martini është transferuar në drejtim të Prokurorisë së Shkodrës me kërkesën e tij, administruar pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Inspektimit, në muajin shtator 2015. Procesi i transferimit të tij përfundoi në dhjetor 2015, pasi u shqyrtua fillimisht nga Këshilli i Prokurorisë.

Aktualitet

Archives