Shqiptarët e “Panama Papers”, dalin emrat e parë

Publikimi në internet i dokumenteve të reja të skandalit te ashtuquajtur “Panama Papers” ka nxjerrë emra të rinj shqiptarësh në shfaqen në to. Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë publikoi në faqen e tyre zyrtare mbi 200 mijë dokumente, megjithëse në to shfaqen vetëm emra kompanish dhe njerëzish.

Organizata e gazetarëve ka vendosur që të mos publikojë detaje si transanksione financiare apo llogari bankare, por informacione të kufizuara duke thënë se këto i përkasin interesit publik.

Sidoqoftë, sipas të dhënave të deritanishme të publikuara nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë janë dy kompani, tre përfitues dhe 22 aksionerë shqiptarë në radhët e emrave që janë gjetur në dokumentet e firmës “Mossack Fonseca” nga kanë dalë këto materiale.

Ende nuk ka asnjë të dhënë të detajuar rreth kompanive dhe aksionerëve shqiptarë dhe përfshirjes së tyre në skemën e mashtrimit financiar. Të dhënat nga forma ligjore panameze “Mossack Fonseca” u nxorën nga një burim anonim, i cili ia dërgoi gazetës gjermane “Suddeutsche Zeitung”.

Kjo e fundit, për shkak të volumit të tyre të madh, i ndau me rreth 100 grupe mediatike që zbuluan shtrirjen e përdorimit të parajsave fiskale nga të pasurit dhe të pushtetshmit për të fshehur paratë e tyre dhe për të shmangur taksa apo sanksione.

Shqiptarët e “Panama Papers”

Pioneers Holding For Financial Investments Company (S.A.E.)
H.E. Mohammad Abdulla Ali Algergawi
PETRAQ SHUMKA
SUNDEEP BANSAL
ERA BANSAL
.E. Sheikh Sultan Bin Jassim Al-Thani
Gulf Injifa Company for General Trading & Contracting
REDWOOD INTERNATIONAL LTD.
Sheikh Hamed A Al Hamed
Viktor Johannes Xaver Alexander von Stechow
Mansour Mohammed Al Rumaih
ENDRIT MALOKU
Huda Ali Al-Tahhan
GREENBELT LTD.
COUTINHO CARO & COMPANY INTERNATIONAL TRADING GMBH
Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani
SUN MINING LIMITED
Mr. Valter ARIAUDO
ELGALLAL AHMED
Mulleti Ismail
Mohammed Ahmed Bin-Himd
Shahnaz Qaedi and Ayman Hasan Said Abdel-Khaleq

Aktualitet

Archives