Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së

1 janari shënoi datën e marrjes nga Shqipëria të Kryesisë së Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë.

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, shprehet se pas përfitimeve të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë dhe zhvillimeve demokratike nga bashkëpunimi me OSBE-në që prej viteve 90′ e tutje, Shqipëria për një vit me radhë do të kryesojë Organizatën përgjegjëse për sigurinë nga Vankuveri në Vladivostok.

“Shqipëria do të angazhohet për zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve, adresimin e kërcënimeve transnacionale, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, forcimin e proceseve demokratike e afirmimin për të drejtat dhe liritë themelore, mes tjerash.” -theksoi Cakaj.

Gjithashtu, ai shtoi se Shqipëria do ta kryesojë OSBE-në me qasje bashkëpunuese e gjithëpërfshirëse dhe sjellje të përgjegjshme e profesionale. ATA

Aktualitet

Archives