Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së në 2020

Shqipëria do të marrë kryesimin e radhës së OSBE-së në vitin 2020.

Lajmi për miratimin e kandidaturës së Shqipërisë, u bë i ditur nga Delegacioni i Italisë në OSBE, vend i cili ka kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare deri në 31 dhjetor 2018.

“Dekreti mbi Presidencën e OSBE-së 2020 është miratuar! Urime për Shqipërinë për këtë arritje të rëndësishme! Ne presim të punojmë së bashku me ju në kuadër të Trojkës”, thuhet në deklaratën e Delegacionit të Italisë në OSBE.

Edhe delegacioni i SHBA-së në OSBE, përshëndeti vendimin e arritur nga kjo organizatë, që sot miratoi kandidaturën e Shqipërisë për të marrë kryesimin e OSBE-së në vitin 2020.

“Ne do të mbështesim Shqipërinë, ndërsa Shqipëria merr këtë rol vendimtar”, thuhet në deklaratën e delegacionit të SHBA-së në OSBE.

Ndërkohë Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përgëzoi Shqipërinë për marrjen e kryesimit të radhës së OSBE-së në 2020.

“Ne presim një bashkëpunim edhe më të ngushtë me vendin tonë pritës, ndërsa Shqipëria përgatitet për rolin e vet të ri dhe përgjegjësitë që përfshin në komunitetin tonë të sigurisë”, thuhet në këtë deklaratë.

Shqipëria ishte kandidatura e vetme dhe nuk pati asnjë kundërshtim. Të gjitha vendimet në OSBE merren me pëlqimin e 57 shteteve pjesëmarrëse.

Shqipëria do të jetë që nga 1 janari 2019 në Trojkë së bashku me Italinë, që e lë kryesimin dhe Sllovakinë që e merr më 1 janar 2019. ata

Aktualitet

Archives