Shqipëria ka shumë për t’i dhënë Europës

Festimet e Javës së Europës filluan mbrëmjen e së dielës në #Shkodër, ndërsa Ambasadorja Vlahutin dhe ambasadorët e Shteteve Anëtare nga Kroacia, Franca, Italia, Rumania, Sllovenia dhe Spanja morën pjesë në Festivalin e përvitshëm të Luleve, festim i bukur i pranverës në Shkodër, një qytet europian në ADN-në e tij.

Aktivitetet vazhduan me një udhëtim me biçikleta ku 200 njerëz, duke përfshirë studentë, qytetarë dhe ambasadorë, nganë biçikletat rreth Liqenit të Shkodrës deri në fshatin e bukur të Shirokës.

Aktivitetet përfshinin këngë dhe valle tradicionale shqiptare, si pjesë e trashëgimisë europiane të vendit. “Nuk ka vend më të mirë se Shkodra për të filluar Javën e Europës, një kremtim i Europës, si një nga qytetet më të vjetra europiane në këtë pjesë të kontinentit”, – tha ambasadorja Vlahutin, ndërsa iu drejtua çiklistëve në vijën e finishit.

Aktorja e mirënjohur Zyliha Miloti dhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi iu drejtuan publikut. Shqipëria është pjesë e Trashëgimisë Kulturore Europiane dhe Shkodra është një shembull shumë i mirë i asaj çka Shqipëria ka për t’i dhënë Bashkimit Europian.

Ambasadorja e BE-së Vlahutin dhe ambasadorët e shteteve anëtare nga Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Rumania, Spanja dhe Suedia patën një diskutim në mjedis të hapur me studentët e Universitetit të Shkodrës, fokusuar te roli i të rinjve në procesin e integrimit europian për të sjellë standardet e BE-së në Shqipëri.

“Procesi nuk mund të ndodhë pa përfshirjen tuaj. Ju nuk duhet të lodheni kurrë së kërkuari që standardet e BE-së të sillen dhe të zbatohen në Shqipëri. Kërkoni, pyesni, nxisni dhe mos u dorëzoni”, -tha ambasadorja Vlahutin. ata

Aktualitet

Archives