Shqipëria është mirënjohese ndaj Forcave të Armatosura të Turqisë

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, zhvillon takime me drejtues të insitucioneve zyrtare

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku ka pritur në një takim kortezie ambasadorin e Republikës së Turqisë, në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük.

Takimi u fokusua në marrëdhëniet në fushën e Mbrojtjes mes dy vendeve dhe Forcave  të Armatosura.

Gjeneral brigade Kollçaku, vlerësoi nivelin e marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare në rrugën e tyre të transformimit e modernizimit.

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit shprehën besimin dhe dëshirën e vijimit dhe forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak midis dy shteteve edhe në të ardhmen.

Nga ana tjetër, në kuadër të takimeve ambasadori turk, M.Ahmet Yörük i bëri një vizitë kortezieArmand Dukës, President i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Bashkëpunimi i mëtejshëm për futbollin ishte në qendër të bisedës mes Ambasadorit dhe Presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku. Kreu i FSHF-së i përcolli ambasadorit të Turqisë falënderimet për predispozicionin në mbështetje dhe zhvillimin  e futbollit në Shqipëri: “FSHF ka patur gjithmonë dhe ka marëdhënie të shkëlqyera me homologen e saj, dhe me drejtuesit aktualë të Federatës Turke të Futbollit. Nivelet tona të bashkëpunimit mund të zgjerohen në shumë fusha, kryesisht në aspektin e shkëmbimit të eksperiencave teknike dhe edukimit teknik për trajnerët, duke krijuar mundësitë për ardhjen e lektorëve turq në Shqipëri, në kurset e shumta dhe permanente që zhvillon Shkolla e Trajnerëve në Shqipëri, për edukimin dhe liçensimin e tyre. Po kështu edhe në iniciativa të përbashkëta për projektet sociale në ndihmë të njerëzve në nevojë, duke mirëpritur dhe vënë në zbatim çdo ide e projekt konkret që do kemi”.

Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, shprehu angazhimin e tij maksimal dhe ishte shumë i hapur për çdo propozim për ta elaboruar më pas.

Një memorandum bashkëpunimi mes dy federatave, por edhe bashkëpunim në drejtimin e ekipeve kombëtare dhe të klubeve do të jetë në fokusin e prioriteteve të mia. Unë jam në dijeni të zhvillimeve dhe progresit të futbollit në Shqipëri. Dhe bashkarisht besoj që do të hapim shumë fusha për një bashkëpunim konkret”,- theksoi ambasadori Yörük.

Së shpejti, mes të dy federatave do të realizohet një marëveshje bashkëpunimi, në një kohë që edhe në nivel klubesh ambasadori turk hodhi idenë e krijimit të turneve të ndryshëm me prezencën e emrave të mëdhenj të skuadrave të futbollit në Turqi.

Në fund, Duka i dhuroi ambasadorit turk një fanellë e ekipit kombëtar shqiptar e personalizuar për Yörük, i cili shprehu dëshirën për prezencën e tij në ndeshjen miqësore të 26 marsit në “Elbasan Arena” me Norvegjinë.

Po ashtu ambasadori M.Ahmet Yörük i bëri vizita kortezie kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Prukororës së Përgjithshme, Arta Marku, Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, Prefektes së Tiranës, Suzana Jahollari si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizonit Shqiptar,Thoma Gellçi.

Institucione turke-shqiptare në Shqipëri vlerësojnë 8 Marsin

Me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, instituti turk “Yunus Emre”, Shkodër zhvilloj një larmi aktivitetesh në pedonalen e qytetit si dhe në sallën e konferencave të qendrës kulturore turke.

Aktiviteti i parë i ditës ishte atelieja e artit Ebru. Në atelie u realizuan trëndafila me teknikën Ebru dhe më pas  iu shërndanë si dhuratë grave të qytetit.

Aktiviteti tërhoqi vëmendjen e mjaft femrave shkodrane,  ku dhe pjesëmarrja ishte e gjerë.

Ndërsa, aktiviteti i dytë ishte programi i bisedës. Në program morën pjesë koordinatori i shoqatës “Maarif” për Shqipërinë, Fatih Cankurt, dekania e Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi, etj.

Fjala e hapjes u mbajt nga drejtori i institutit “Yunus Emre”, Zafer Kiyici.

Përshëndetën bashkëshortja e drejtorit të institutit turk, znj. Gözde Kıyıcı dhe znj. Suzana Golemi, të cilat gjatë  fjalimeve  theksuan kuptimin dhe rëndësinë e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Takimi u mbyll me prerjen dhe gostitjen e tortës së përgatitur për femrat pjesëmarrëse në programin festiv.

Po me rastin e Ditës së Gruas, Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë filloi trajnimin treditorpër nënat e fëmijëve jetimë me temë: “Shihu në pasqyrë dhe udhëhiqe pozitivisht jetën tënde“.

Veprimtaria  po ndiqet me një interesim të veçantë nga pjesëmarrësit, e cila synon të hedhe dritë mbi të vërtetën reale të jetës.

“…Të gjithë e kanë kaluar nga një apo më shumë se një zhgënjim në këtë jetë. Të gjithë ne, në një mënyrë apo në një tjetër, vuajmë, derdhim lot, stresohemi, ankohemi, shqetësohemi, askush nuk është perfekt dhe askush nuk jeton në perfeksion. Gjëja më e duhur për t’u bërë është: Të jetosh sa më mirë, lehtë dhe bukur si dhe të qëndrosh në vendin, ku Zoti të ka destinuar të jesh”. “Mendo pozitiv, bëj durim, mos u dorëzo, mos bëj kurrë keq, dhe hape zemrën, kush ka nevojë mund të gjej aty një strehë…”.

Këto ishin disa nga mesazhet më kuptimplotë që u përcollën nga komtueset gjatë trajnimit me nënat e fëmijëve jetimë.

Marrëveshje bashkëpunimi midis Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi dhe Universitetit të Tiranës

Në Tiranë, u firmos marrëveshja e bashkëpunimit midis Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi dhe Universitetit të Tiranës, pikërisht Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Marrëveshja u firmos nga Sekretarja e Përgjithshme e Dhomës,Erinda Zhupani dhe Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula.

Për të ndarë informacione rreth edukimit në Turqi, por edhe aktiviteteve të institutit turk “Yunus Emre” në Tiranë, në ceremoni ishin pjesëmarrës drejtori i institutit, Ömer Osman Demirbaş si dhe Atasheu Kulturor në Ambasadën e Republikës së Turqisë, Asım Sultanoğlu. 

Zv.Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Alban Foçi theksoi se kjo marrëveshje do të mbështesë studentet jo vetëm gjatë periudhës së stazhit, por edhe në punësimin e tyre.

Tirana ofron klimë pozitive për investime të huaja

Kryeqyteti shqiptar, Tirana është një qytet që ofron mundësi të mira për investime të huaja. Kjo është përshtypja që krijuan një grup prej 60 sipërmarrësish francezë nga  Lioni në përfundim të vizitës së tyre në kryeqytet.

Ata u pritën në një takim të veçantë edhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i njohu me projektet, mundësitë e bashkëpunimit, lehtësirat që ofron kryeqyteti shqiptar për të investuar, dhenë fund mbollën edhe disa pemë në lulishtet e sheshit “Skëndërbej”, në shenjë të miqësisë mes dy vendeve.

Gazmend Toska, president i Klubit të Biznesit Francë-Shqipëri me qendër në Lion, theksoi se qëllimi i vizitës është krijimi i sa më shumë marrëdhënieve ekonomike midis Francës dhe Shqipërisë.

“…Jemi këtu me 60 sipërmarrës për të njohur Shqipërinë.Përshtypja e tyre është tejet pozitive me realitetin që ata kanë parë. Kanë qenë në Vlorë, në Berat, në Tiranë dhe shpresojmë që një vizitë e tillë të shoqërohet me vizita të tjera këtë vit dhe vitin e ardhshëm që të jemi në gjendje të krijojmë sa më shumë ura mirënjohje dhe miqësie midis Francës dhe Shqipërisë…”

Ndërsa, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj garantoi mbështetjen dhe lehtësirat për çdo ide nga investitorët e huaj për të bërë biznes në Tiranë.

“…Unë besoj se pjesë e të qënurit evropian nuk është vetëm protokollet që shkruajnë qeveritë apo firmat që hedhim me reforma shumë të rëndësishme, por marrëdhëniet mes njerëzve, njerëzit që bëjnë biznes, që shkëmbejnë kulturë, që fuqizojnë lidhjet mes njëri-tjetrit”.

Turizmi shqiptar në Berlin

Tre operatorë turistikë ndërkombëtarë kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri. Për Ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, falë paketës fiskale dhe lehtësirave për hotelet dhe resortet me 4 dhe 5 yje,Shqipëria do të njohë hov në zhvillimin e turizmitStenda e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar në Berlin është vizituar edhe nga Sekretari i Parlamentit Gjerman, Hans-Joachim Fuchtel.

“…Sot në panair  na vizituan Tui Group, Tomas Chook, Apollo Group, duke dëshmuar se kërkesat për turistë në Shqipëri janë trefish apo katërfish i kapacitetit që ne ofrojmë. 

Patëm një shkëmbim shumë të qartë idesh për të shtuar ndihmat  gjermane nëpërmjet kooperacionit gjerman për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri, por dhe për mbrojtjen e mjedisit në vendin tonë…”. 

Stenda e Shqipërisë ka zgjuar kureshtjen e vizitorëve të shumtë. Nga data 7-11 mars Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, së bashku me stafin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe disa Operatorë Turistikë Shqiptarë morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Berlinit.

Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-

Aktualitet

Archives